Mbesa e Bujar Nishanit akoma në kërkim: Nuk po e gjej dot një djalë shqiptar (Video)

Beniada Nishani, vajza që më shumë sesa si modele, u përfol disa muaj më parë si mbesa e ish-presidentit Nishani, ishte edhe në fund të këtij sezoni në Top Magazine.
Untitled-4
Gjatë një interviste në muajin shtator, bukuroshja tregoi për dëshirën e saj për të gjetur një djalë tradicional shqiptar. Pas atij programi, Beniada mori shumë mesazhe e propozime virtuale nga dhjetëra fansa në Itali, vendi ku ajo jeton prej vitesh, por edhe nga shqiptarë në Shqipëri a vende të tjera.

Untitled-5

Por akoma nuk e ka gjetur mes tyre. Mbrëmjen e kësaj të premteje, ajo tha se akoma s’po e gjen dot një djalë shqiptar dhe për këtë fajëson Ervinin. Ky i fundit ia ktheu aty për aty duke i thënë se ajo ndryshon mendim çdo 5 minuta, kështu që kjo është punë e vështirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas programit të muajit shtator, Beniada tha se pati shumë kërkesa: “Vërshuan shumë kërkesa martese, mesazhe…” – tha me të qeshur dhe bashkë me Albanin lexuan në studio një pjesë prej tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?