Mbi 1 vit që nuk flasin, babai i Meghan Markle reagon pasi vajza e tij hoqi dorë nga statusi mbretëror
Babai i Meghan Markle, Thomas tha se është shumë i zhgënjyer pasi vajza e tij dhe Princ Harry hoqën dorë nga statusi mbretëror në Britani.
Duka dhe Dukesha e Sussex lëshuan “bombën” të mërkurën, ndërsa thanë se planifikojnë ta ndajnë kohën e tyre midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Amerikës së Veriut.
Babai i ish-aktores reagoi pas vendimit duke thënë për Us Weekly: “Dua të them vetëm që jam i zhgënjyer.”
Thomas, i cili nuk ka pasur kontakte me vajzën e tij që nga dasma e saj në vitin 2018, nuk u sqaroi më tej arsyet e zhgënjimit të tij.
Harry dhe Meghan i habitën të gjithë me vendimin e tyre për të mos qenë më anëtare të familjes mbretërore britanike.
Kanadaja pritet të bëhet shtëpia e dytë e Dukës dhe Dukeshës së Sussex.
Çifti bëri deklaratën me anë të një postimi në Instagram ku shkruajtën: “Ne nuk do jemi më anëtarë të familjes mbretërore dhe do punojmë për tu bërë të pavarur financiarisht duke vazhduar të mbështesim plotësisht plotësisht Madhështinë e saj, Mbretëreshën.”
Menjëherë pas njoftimit, Mbretëresha Elizabeth II dhe pallati Buckingham lëshuan një deklaratë për të thënë se diskutimet me Dukën dhe Dukeshën e Sussex janë në një fazë të hershme.
“Ne e kuptojmë dëshirën e tyre për të marrë një qasje të ndryshme, por këto janë çështje të ndërlikuara që do të marrin kohë për të ecur përpara,”- thuhet në deklaratë.