Mbretëresha britanike, del për herë të parë në publik me maskë
Showbiz E Diel, 8 Nëntor 2020 13:00
Mbretëresha e Britanisë së Madhe, Elizabeth II, është shfaqur për herë të parë duke mbajtur një maskë në publik. Monarkja 94-vjeçare e mbajti maskën gjatë një ceremonie përkujtimore në Londër në fillim të kësaj jave. Eventi u mbajt në Abbey Westminster në nder të personave që kanë humbur jetën në luftë. Maska e zezë, dhe me anësore të bardha, besohet të jetë bërë nga Angela Kelly, këshilltarja dhe kuratorja personale e Mbretëreshës.