Mbretëresha e Anglisë izolohet në kështjellën Windsor
Mbretëresha Elizabeth dhe bashkëshorti i saj, Princi Philip, do të qëndrojnë për disa javë në izolim në Kështjellën e tyre në Windsor, pasi kanë pasur kontakte me djalin e tyre, Princin Charles, i cili u konfirmua sot se ishte i prekur nga Covid-19.
Vetë Charles, 71-vjeç, është izoluar në kështjellën e tij në Balmoral të Skocisë, bashkë me bashkëshorten Camilla, e cila nuk ka rezultuar e infektuar nga testimi dhe nuk ka asnjë simptomë. Mediat britanike raportojnë se mjekët e mbretëreshës kanë llogaritur se Charles mund të ketë qenë bartës i virusit në 13 mars, 24 orë pas takimit të fundit me mamanë e tij 93-vjeçare.
Një zëdhënës i Pallatit “Buckingham” tha “Madhëria e saj gëzon shëndet të mirë. Mbretëresha po ndjek të gjitha këshillat e duhura në lidhje me shëndetin e saj”.