Mbretëresha e pasarelave, ja pse Kendall Jenner u shpall modelja më e paguar
Kendall Jenner po thyen çdo parashikim, pasi u vendos në krye të listës së modeleve më të paguara në botë për vitin 2017, duke goditur supermodelen, Gisele Bundchen. Por, cila është vlera në neto e mbretëreshës së pasarelave?! Sipas listës së Forbes mbi “Modelet më të paguara të 2017”, Jenner fitoi 22 milionë dollarë gjatë vitit të kaluar. Të ardhurat e saj vijnë nga modelimi, pasi është një nga modelet më të kërkuara, nga reklamat që bën për 85 milionë ndjekësit e saj në Instagram, si dhe është në marrëveshje me kompanitë si Estée Lauder, La Perla dhe Adidas. Nuk duhet harruar linja e veshjes Kendall + Kylie, si dhe ajo është një nga yjet e televizioneve me pjesmarrjen e saj në emisionin “Keeping Up With the Kardashians”. Sipas Forbes, në vitin 2016, Jenner fitoi 17 milionë dollarë dhe ishte modelja e tretë më i paguar në botë.