Mbretëresha Elizabeth mban gjallë kujtimin e Princ Philip në detaje që nuk i kishit menduar

Mbretëresha Elizabeth nuk harron asnjëherë të tregohet e vëmendshme në detaje që do të rikujtojnë bashkëshortin e saj të ndjerë, Princ Philip. Së fundmi në një prej daljeve të mbretërisë, ajo ka zgjedhur të veshë një pallto në ngjyrë të kuqe, kombinuar me bizhuteritë e fejesës me Princ Philip.

Elizabeth vendosi dhe karficën e preferuar e quajtur “Scarab”, një dhuratë personale nga Philip në vitin 1966. Spila prej ari të verdhë është zbukuruar me rubin dhe diamant të gdhendur dhe ka ka qenë e preferuara e Mbretëreshës gjatë gjithë viteve, veçanërisht në raste të lidhura me Dukën e Edinburgut.

SHKARKO APP