Mbretëresha Elizabeth tregon vendimin final për Harryn dhe Meghanin

Para disa ditësh Harry dhe Meghan njoftuan se kanë hequr dorë nga roli mbretëror, për të jetuar si të pavarur financiarisht në Amerikën e Veriut.

Ditën e djeshme në Sandringham, Norfolk është mbajtur një mbledhje me të gjithë anëtarët e familjes mbretërore, ku është vendosur se ç’do të bëhet me vendimin e Harryt dhe Meghanit.

Mbretëresha Elizabeth, ndonëse do kishte preferuar që dyshja të mos kishin hequr dorë nga roli mbretëror, ka deklaruar se e mbështët zgjedhjen e dyshes.

“Familja ime dhe unë jemi plotësisht mbështetës të dëshirës së Harry-t dhe Meghan për të krijuar një jetë të re si një familje e re. Megjithëse do të preferonim që ata të mbeteshin anëtarë që punojnë me kohë të plotë të Familjes Mbretërore, ne e respektojmë dhe e kuptojmë dëshirën e tyre për të jetuar një jetë më të pavarur si familje, duke mbetur një pjesë e vlerësuar e familjes time. Harry dhe Meghan kanë sqaruar se nuk duan të mbështeten në fondet publike në jetën e tyre të re.

‘Prandaj është rënë dakord që do të ketë një periudhë tranzicioni në të cilën ata do të kalojnë kohë në Kanada dhe në U.K. Këto janë çështje komplekse për t’u zgjidhur, dhe ka ende shumë punë për të bërë, por unë kam kërkuar që vendimet përfundimtare të merren në ditët në vijim”, thuhet në deklaratën e saj.

SHKARKO APP