Mbretëresha ndalon stafin të flasë mbi çështjen Mgehan-Harry

Mbretëresha Elisabeth do të mundohet të “qetësojë gjakrat” me princ Harryn dhe dukeshën Meghan, ndërsa ka marrë përsipër përgjegjësinë e pasojave nga intervista e tyre televizive. Familja mbretërore është ende e prekur pas një serie akuzash shpërthyese nga çifti, Mbretëresha ka ndaluar kategorikisht personelin të diskutojë mbi situatën në publik. Pritet që monarkja dhe çifti të flasin në telefon në ditët e ardhshme.

“Mbretëresha ka një qasje shumë të matur, të ndjeshme ndaj këtij problemi. Ajo po udhëheq me shembullin e saj. Kjo është një çështje me të cilën duhet të merren ajo dhe familja.”, thotë burimi pranë familjes mbretërore.

Vendosmëria e monarkes 94-vjeçare për të marrë përsonalisht frenat e situatës vlerësohet të jetë një veprim i arsyeshëm, ndërsa anëtarët e tjerë të familjes, veçanërisht Princi i Uellsit dhe Duka i Kembrixhit, janë thellësisht të trishtuar nga mënyra me të cilën ata u sulmuan nga çifti. Harry tha se ndihej i dëshpëruar nga babai i tij dhe pranoi se kishte ende një hendek të madh midis tij dhe të vëllait. Ai gjithashtu akuzoi një anëtar të panjohur të familjes për racizëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?