Mbretëresha në operacion? Zbulohet përse mbante syze në daljet publike

Mbretëresha Elizabeth ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në muajin maj për të hequr perden e syve. Dailymail njoftoi se mbretëresha ka mbajtur syze në shumë evente gjatë muajve të kaluar. Operacioni që kreu 92-vjeçarja mendohet të jetë edhe arsyeja pse ajo mbante syze në daljet publike.

Zëdhënësi i Pallatit Buckingham tha: “Mund të konfirmoj se mbretëresha ka kryer me sukses një procedurë për të hequr perden e syrit muajin e kaluar”.

Kjo është procedura më e zakonshme, por mbretëresha është trajtuar si një paciente e zakonshme në spitalin privat Mbreti Edward VII në Londër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?