Mbretëresha thyhen heshtjen, flet për çiftin: Meghan dhe Harry…

Pas shumë polemikave, Mbretëresha ka pranuar një “periudhë tranzicioni” në të cilën Duka dhe Dukesha e Sussex do të jetojnë në Kanada dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Mbretëresha Elizabet thotë se “mbështet plotësisht” dëshirën e Harry dhe Meghan për “një jetë më të pavarur”, edhe pse shton se do të preferonte “që të vazhdonin të punonin me kohë të plotë për Familjen Mbretërore”. “Kemi rënë dakord që të ketë një periudhë tranzicioni ku të kalojnë kohë në Kanada dhe Mbretërinë e Bashkuar. Këto janë çështje të ndërlikuar që duhet të zgjidhë familja ime dhe ka punë për të bërë, por kam kërkuar që vendimi përfundimtar të merret në ditët në vijim”, lexohet në komunikatën e publikuar nga Buckingham Palace.

SHKARKO APP