MC Kresha do bëhet baba për herë të parë, zbulohet gjinia e fëmijës
Reperi i njohur shqiptar MC Kresha, i dha fund beqarisë së tij të dielën e shkuar duke u kurorëzuar me të dashurën e tij Erzinën.
Dasma ishte menduar si një ceremoni private me miq dhe familjarë, të cilëve u ishte ndaluar që të postonin foto në rrjetet sociale. Disa prej tyre e thyen rregullin dhe zbuluan një sekret.
Në një foto që shpëtoi dhe u pa nga të gjithë, Erzina shfaqej me bark të rrumbullakosur duke i bërë të gjithë të mendojnë se çifti është në pritje të ëmbël.
Lajmi është konfirmuar edhe nga burime për “Prive.al”, të cilët kanë zbuluar edhe gjininë e bebit.
Mesa duket MC Kresha do të bëhet shumë shpejt baba pasi Erzina është në muajin e katërt të shtatzënisë dhe pret një vajzë.