Më elegante se kurrë, Melania Trump shfaqet në publik pas kaq shumë kohësh

Nuk mbahet mend hera e fundit që Melania Trump është shfaqur në publik, por më në fund zgjodhi të ishte pranë burrit në konventën e republikanëve.

Elegante si përherë, me një fustani të kuq dhe buzëqeshje në fytyrë, shoqëruar nga një muzikë klasike, u ngjit në skenë.

Që kur bashkëshorti i saj u zgjodh për herë të parë në vitin 2016, Melania Trump ka thyer të gjitha rregullat e politikës normale presidenciale amerikane. Ajo nuk ka qenë një Zonjë e Parë tipike.

Në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të parë të Trump, ajo ishte një figurë e izoluar në krahasim me zonjat e tjera të para, duke u fokusuar në një grup të ngushtë interesash. Arkivi kombëtar i SHBA-së e përshkruan atë si një “ambasadore e mirësisë” dhe një avokate për çështjet e fëmijëve.

Dhe që kur burri i saj u largua nga detyra, ajo ka refuzuar të shihej në krah të bashkëshortit në shumë raste kur publiku priste që ajo të ishte e pranishme.

Ajo nuk ishte në Nju Jork kur ai u bë ish-presidenti i parë që u dënua për një krim. Dhe ajo nuk ishte aty kur ai fitoi zyrtarisht nominimin presidencial të partisë së tij, për herë të tretë, të hënën.

Këtë herë kishte zgjedhur të ishte pranë tij.

SHKARKO APP