”Më është lodhur shpirti”, Gresa kërkon largimin nga Big Brother
Situata në ”Big Brother Kosova Vip 3” është jo e mirë. Aktorja Gresa Gashi ka filluar ditën me lot në sy, duke shprehur lodhjen e thellë që po ndien përgjatë kësaj kohe. Ajo ka theksuar në prani të Xuxit dhe Vullnetit se është e mërzitur dhe ka nevojë të dalë jashtë. “Shko fol me psikologun më së miri”, e këshilloi Vullneti atë. ”Më është lodhur shpirti”, tha ndër të tjerash Gresa. Pritet të shihet se cili do të jetë vendimi i Gashit apo thjesht një veprim për të marrë vëmendje.