”Më ftonte për kafe dhe unë i thosha nuk kisha kohë”, rrëfimi i deputetes për humbjen e vëllait

5 vite më parë, deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti humbi vëllanë e saj në një aksident tragjik në tunelin Tiranë-Elbasan. Deputetja ka folur për herë të parë në “Rrugëtimi im” për dhimbjen që kjo humbje e madhe i ka lënë, disa muaj pas humbjes së motrës nga një sëmundje e rëndë. Mesazhi i saj i fortë është për kohën, për të cilën shrpehet se koha nuk fitohet dhe asnjëherë nuk duhet të lëmë familjen për diçka tjetër.

”Mua më kishte zënë puna, shumë shumë kohë më parë. Kur kujtohem sot, telefonatat e tim vëllai që ‘ku je, pimë ndonjë kafe’. Ti mendon që çfarë halli ka, përse të do, nuk mendon kurrë që të do edhe thjesht për të kaluar kohë me ty.

Janë momente që fillova të reflektoja, çfarë duhet të bëja me veten time, se si duhet t’i dedikohesha pak më shumë, jo vetëm prindërve për nevojat që kishin, por edhe vetes dhe familjes për kohën e humbur.

Çdo gjë mund të fitohet, koha nuk fitohet, ajo që kalon ikën edhe nuk kthehet më. Kështu që këtu e kam edhe si një mënyrë për të gjithë ata të tjerët që gjithmonë mendojnë që ka kohë për familjen. Nuk ka kohë”,-thotë ajo.

SHKARKO APP