Me maska dhe makina luksoze, pse u ndalua nga policia ish-banori i Big Brother
Realizimet e videoklipeve muzikore shpesh kanë shkaktuar panik tek policia.
Ditën e sotme janë ndaluar nga forcat “Shqiponja” disa të rinj, ku mes tyre bie në sy edhe ish-banori i Big Brother Albania, Elsamed Senaj.
Dhjetëra makina lukzose, kamera dhe djem me maska, kaq ka mjaftuar dhe “Shqiponjat” kanë ndaluar të rinjtë që sipas faqes “Rich Kids Tirana”, po realizonin një videoklip muzikor.
Disa djem me maska të bardha shihen teksa urdhërohen të hyjnë në makinë dhe të mos lëvizin derisa të sqarohet e gjithë situata.
KOHA JONË SONDAZH

