Më në fund konfirmohet! Rita Ora rikthehet në vendlindje
Këngëtarja e njohur me famë botërore, Rita Ora do rikthehet në vendlindjen e saj pikërisht për Ditën e Pavarëisë së Kosovës.
Burime nga ‘Prive’ kanë konfirmuar se 26-vjecarja do udhëtojë drejt Kosovës menjëherë pas koncertit të saj në Hollandë.
Do qëndrojë në Prishtinë më 17 shkurt, për një ditë dhe do dekorohet nga presidenti i vendit për këtë datë të rëndësishme.
Nuk dihet ende nëse Rita do këndojë në koncertin e mbrëmjes për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës por mendohet se do xhirojë disa pjesë për klipin e saj të ri.