Më në fund! Roberti tregon të vërtetën e marrëdhënies Nora-Tuna

Vetëm 5 ditë më parë Tuna dhe Patrisi u bënë prindër dhe në jetë erdhi i vogli i tyre, Tiani.

I ftuar në “Prive”, Roberti, vëllai i Patrisit ka ndarë me të gjithë ndjesitë e para të ngjarjes më të bukur që ka ndodhur në familjes Berisha që pas lindjes së Rene-s.

Roberti pohon se e kishte marrë malli që të mbante në duar një bebe të vogël, duke qenë se vajzën e tij 2 vjeçare nuk e konsideron më një të tillë.

I pyetur se si e sheh të vëllanë tanimë që është bërë prind, ai ka treguar se ende nuk i besohet, pasi e ka rritur vetë Patrisin, por nuk ka asnjë dyshim që ai do të jetë një baba i shkëlqyer.

Edhe pse, Tian është ende shumë i vogël, Roberti nuk nguron të ëndërrojë se sa mirë do të kalojë vogëlushja e tij me kushuririn. “Ajo është shumë e dashur, jo se është vajza ime, por është vërtetë e shoqërueshme. Do të kënaqet me Tian,” pohon ai.

E ndër të tjera, ajo për të cilën të gjithë u bënë kureshtarë dhe filluan spekulime nga më të ndryshmet ishte mungesa e Norës në baby shoëer-in e përgatitur pak para ardhjes së vogëlushit.

Shtoji kësaj, urimin paksa “të ftohtë” që Nora i dedikoi Tunës. Gjithë këto, bënin të mendoje vetëm një gjë: 2 kunatat artiste, kanë me patjetër diçka që nuk shkon me njëra-tjetrën! Por kështu menduam derisa Roberti vjen për t’i sqaruar të gjithë njëherë e përgjithmonë.

“Mediat kanë të drejtë të shkruajnë, se edhe për ditëlindje Nora ka munguar. Normal që njerëzit do të mendojnë diçka të tillë, pasi mungoi në festën e kunatës. Tuna e organizoi ditën e shtunë pasi shumica e shoqërisë dhe familjes së saj ishin të lirë atë ditë.

Por Nora jo, ajo ishte në një koncert dhe prandaj nuk mundi të vijë. Tuna e kupton shumë mirë këtë,” sqaroi ai.

Roberti tregoi gjithashtu se nuk është në natyrën e Norën të ketë probleme me koleget dhe se mes saj dhe Tunës gjërat kanë qenë mirë edhe përpara se kjo e fundit të bëhej pjesë e familjes Berisha. Pra, tani që mësuam se vetëm detyra e mban larg këngëtaren nga gëzimet e familjes, të gjithë ndihemi më të qetë.

SHKARKO APP