“Më thave shpirtin”, Rudina Dembacaj humb të atin

Ditë zie për moderatoren e njohur, Rudina Dembacaj. Pas disa kohësh në gjendje të rënduar shëndetësore, babai i saj, Rexhep Dembacaj, është ndarë nga jeta.

Moderatorja e bëri të ditur lajmin me anë të një postimi në rrjete sociale.

“I shtrenjti im, më thave shpirtin! Lamtumire diell zemre! Shko pranë Zotit, Rexhep Dembacaj,”- shkroi Rudina Dembacaj, ndërsa e shoqëroi postimin me foton e të atit.

Në fund të muajit maj, moderatorja njoftoi se i ati ishte shtruar në spital për shkak të problemeve shëndetësore.

Ndërsa katër ditë më parë, Rudina Dembacaj tregoi se ditëlindjen e saj do e kalonte tek dera e spitalit teksa u shpreh se i ati është i vetmi njeri që ka adhuruar gjithmonë.

“Ditëlindja ime sot, do jetë tek dera e spitalit, duke të të thënë “Të dua Ba”! Je i vetmi njeri që kam adhuruar gjithmonë! Të dua shumë!❤️”– shkroi Rudina, e cila e shoqëroi postimin me disa foto përkrah babait të saj.

SHKARKO APP