Media britanike: Lewis Hamilton dhe Kim Kardashian janë çift
Lewis Hamilton dhe Kim Kardashian duket se janë në një lidhje dashurie.
Kjo është ajo që publikon në faqe të parë tabloidi britanik “The Sun” në një artikull ekskluziv të tij, teksa zbulon se piloti i Ferrarit, tashmë 41 vjeç dhe ylli amerikan i reality show, 45 vjeç dhe nënë e 4 fëmijëve, kanë kaluar një fundjavë romantike prej 120 mijë Paund(140 mijë euro) në një resort në fshatin anglez Oxfordshire.
Gjithnjë sipas “The Sun”, Kim Kardashian shkoi në Oxfordshire me një avion privat për t’u takuar me Hamilton që nga ana e tij kishte udhëtuar me helikopter. Më pas, mësojhet se mbrëmja kishte vijuar me një darkë intime dhe seancë masazhi në çift në një ambient shumë të rezervuar.
Lewis Hamilton dhe Kim Kardashian njihen prej vitesh dhe kampioni britanik ishte i njohur për miqësinë e tij me ish bashkëshortes së Kim, rapperin Kanye West. Për momentin nuk ka as konfirmime e as përgënjeshtrime nga të dy protagonistët dhe as në rrjetet sociale nuk ka shenja që të vërtetojnë për një lidhje mes tyre, por lajmi gossip mori dhenë me shpejtësi ashtu sikurse Ferrari i Hamilton…
KOHA JONË SONDAZH

