Meghan del zbuluar, një nga deklaratat e saj është gënjeshtër
Bota është ndarë më dysh që nga momenti kur intervista e Meghna Markle dhe Harryt u bë publike. Një pjesë i besojnë fjalët e ish-aktores, ndërsa të tjerë po analizojnë çdo deklaratë të saj për të kuptuar ku ka gënjyer.
Një nga deklaratat që është kapur deri tani është detaji i pasaportës së Meghan, e cila tha që pallati mbretëror i mori paashaportën kur u lidh me Harryn dhe që nga ai moment nuk e pa më, derisa u largua nga mbretëria. Por ‘Page Six’ ka nënvizuar që Dukesha pasi u lidh me Harryn ka bërë 13 udhëtime në gjysmën e botës, jo nga ato që përfshinin detyra mbretërore, por si turiste. Nga New York në Ibiza, por edhe Itali e Amsterdam. Dhe në të gjithëa këto raste, ajo duhet të ketë paraqitur pasaportë.
Ndërsa Margaret Holder, eksperte mbretërore, ka shpjeguar për ‘The Sun’ se pasaporta e Meghan si çdo dokument i familjes mbahej në pallat për siguri, por kjo nuk do të thotë që kur asaj i duhej nuk e merrte.
Ende nuk e dimë pse do genjente Meghan për këtë detaj, por rëndësi ka që për akuzat më të forta ndaj pallatit si ajo e racizmit, ajo ka prova.