Meghan do të divorcohet nga Harry? Punonjësi i monarkisë angleze: Ja cili është objektivi i saj

Princ Harry dhe Meghan Markle, që pas dhënies së lajmit se do të largohen nga Pallati Mbretëror i Britanisë së Madhe, u bënë epiqendër e lajmeve në mbanë botës. Kur nuk ka kaluar as një muaj nga largimi i çiftit nga monarkia britanike, në mediat e huaja ka qarkulluar lajmi se Meghan ka nisur të planifikojë edhe divorcin nga bashkëshorti i saj Harry, me të cilin ka edhe një djalë.

Mediet britanike, shrkuajnë se Meghan do ta lërë Harryn brenda 3 ose 5 vitesh. Kjo vlerësohet edhe si një e vërtetë, përsa kohë Meghan e tregoi haptazi se në Pallatin Mbretëror të Anglisë nuk u ndje aspak vetvetja, nën kostumin e dukeshës dhe me rregullat e forta e jo shumë të zakonshme për karakterin e saj, që i duhej t’i zbatonte. Ajo u mbështet nga bashkëshorti i saj Harry dhe të dy së bashku hoqën dorë nga titujt mbretërorë, e njëkohësisht edhe nga pasuria e Mbretërisë. Sipas revistës ”Globe”, deklaratat e ekspertit të oborrit Mbretëror, Uayne Dupree tregojnë të vërtetën e divorcit të Meghan nga Harry.

”Meghan do të divorcohet nga Harry brenda 5 viteve. Ose mbase 3. Në fakt, thashethemet qarkulluan muaj më parë, për një divorc të mundshëm midis Dukës së Sussexit, që Mbretëresha madje mendohet ta ketë miratuar. Harry dëshiron një jetë të qetë, larg vëmendjes së mediave, por kjo nuk është ajo që dëshiron gruaja e tij. Meghan ndjen thirrjen e Hollivudit dhe milionat që mund të vijnë bashkë me të”.

Burimi: Ibtimes.com

SHKARKO APP