Meghan foli për racizëm, mbretëresha Elizabetë thyen heshtjen

Mbretëresha Elizabetë ka thyer heshtjen ditën e sotme për intervistën që Princ Harry dhe Meghan Markle dha para dy ditësh. Mbretërsha është shumë e pikëlluar që ka dëgjuar ato fjalë dhe ka thënë se të gjitha akuzat e bëra janë shumë shqetësuese dhe se do të adresohen brenda pallatit.

Nga ana tjetër, po ashtu në deklaratë thuhet se Meghan, Harry dhe djali i tyre do të jenë gjithmonë shumë të dashur për pallatin mbretëror.

”E gjithë familja është e pikëlluar për të mësuar se sa sfiduese kanë qenë vitet e fundit për Harry dhe Meghan. Çështjet e ngritura, veçanërisht ajo e racizmit, janë shqetësuese. Ndërsa disa kujtime mund të ndryshojnë, ato merren shumë seriozisht dhe do të trajtohen nga familja privatisht. Harry, Meghan dhe Archie do të jenë gjithmonë shumë familjarë të dashur”.

SHKARKO APP