Meghan-Harry në Santa Barbara shqetëson banorët

Të kesh fqinj princin Harry dhe Meghan Markle mund të duket si diçka shumë cool. Mendoni diçka të tipit:  Ku banon ti?  Te rezidencat në periferi të Santa Barbara, 100 metër larg shtëpisë së princit Harry dhe Meghan-it, kthesa e parë, djathtas.

Gjithçka është mirë e bukur, derisa fillon edhe shqetësohesh dhe jo vetëm nga paparacët. Sipas TMZ, banorët e lagjes së re të çiftit mbretëror, të cilët lëvizën nga Los Angeles për në Montecito, një vend fancy në periferi të Santa Barbara-s, Kaliforni, janë të shqetësuar.

Ata s’janë parë në publik, por prania e tyre po shqetëson keqazi banorët dhe e gjitha falë helikopterëve që qarkullojnë rreth lagjes katër herë në ditë dhe paparacëve që përgjojnë zonat publike. Sipas TMZ, shumica e vendasve janë tepër të mërzitur dhe gjërat kanë arritur deri në atë pikë sa po u rrezikohet privatësia.

SHKARKO APP