Meghan kthehet në Britani dhe shfaqet sfiduese (FOTO)

E qeshur dhe e veshur me një fustan të puthitur pas trupit në ngjyrë bojëqielli të fortë, Meghan Markle u shfaq sfiduese mbrëmjen e së enjtes në daljen e parë publike që prej krizës që i shkaktoi familjes mbretërore britanike vendimi i saj dhe Harry-t për të dalë më vete.

E rikthyer tashmë plotësisht në formë pas lindjes, Dukesha e Sussex nuk ishte kursyer as me make up-in, dhe e gjitha pamje e saj dukej sikur thoshte se nuk po e vuan fare situatën e krijuar. Çifti mori pjesë në eventin kremtues të arritjeve të pjesëtarëve të plagosur të forcave të armatosura, Endeavour Fund Awards, organizuar në Mansion House të Londrës.

Meghan dhe Harry u pritën me nderime e iu dhanë edhe katër çmime, përfshirë atë të Ekselencës. “Rikthimi ishte një kënaqësi e vërtetë”, tha Meghani. ”Është viti i tretë që e bëjmë këtë dhe unë kam pasur fatin e jashtëzakonshëm t`i bashkohem tim shoqi në këtë event kaq frymëzues”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?