Meghan Markle akuzon Pallatin Mbretëror
Pallati Mbretëror ka bërë të ditur se do të hetojë akuzat që dukesha e Sussex-it, Meghan Markle ka ushtruar presion ndaj disa prej anëtarëve të stafit mbretëror.
”The Times”, ka publikuar një artikull duke cituar burime të cilat deklaronin se Markle ka dëbuar dy asistentë të saj personal dhe po ashtu ka zhvlerësuar besimin e një anëtari tjetër.
Pallati Buckingham thotë se janë të shqetësuar në lidhje me këto pretendime. “Ekipi jonë i hetimeve do të merret me këtë rast. Edhe anëtarët e pallatit të cilët janë të përfshirë në këto thashetheme do të ftohen për t’u sqaruar në lidhje me këtë”, thuhet në një deklaratë për media.