Meghan Markle dhe jeta në Mbretëri, ish-shefi i policisë: Ka marrë kërcënime të neveritshme

Çdo lajm që vjen nga jeta e familjes mbretërore në Britaninë e Madhe, kthehet në sencasion në rrjet. Meghan Markle, Dukesha e Sussex-it dhe bashkëshorti i saj, Princi Harry janë përballur me kërcënime të neveritshme nga ekstremistët e krahut të djathtë, thotë ish-shefi i policisë kundër terrorizmit.

Neil Basu pohon se kërcënimet kundër Meghan ishin mjaft serioze e të besueshme dhe sa autoritetet kishin caktuar ekipe për t’i hetuar ato. “Nëse do t’i shihnit gjërat që ishin shkruar dhe do t’i merrnit ato mesazhe, do të ndiheshit nën kërcënim gjatë gjithë kohës”, tha Basu, i cili ishte në krye të mbrojtjes mbretërore gjatë kohës së tij në Policinë Metropolitane.

Tabloidët në Mbretërinë e Bashkuar janë përballur me akuza se mbulimi i tyre negativ për Meghanin ka nxitur sulme raciste kundër saj. Ngacmimi racist në mediat sociale u bë gjatë shtatzënisë së saj të parë sa stafi mbretëror u vu në gatishmëri të lartë, duke forcuar praninë e tij digjitale për të filtruar komentet urryese ndaj saj.

SHKARKO APP