Meghan Markle do e lindë beben në shtëpi dhe përgatitjet kanë filluar
Meghan dhe Harry së shpejti do të bëhen prindër për herë të dytë dhe që tani kanë nisur me planet. Sipas “Page Six”, Meghan do ta lindë beben në shtëpinë e tyre në Montecito. Të njëjtën gjë ajo kishte planifikuar edhe për Archien, të cilin do ta lindte në shtëpizën Frogmore, por përfundoi në spital për shkak se vogëlushi erdhi para kohe.
“Meghan po planifikon të lindë beben në shtëpinë e tyre të bukur në Klanifornia”-tha burimi duke shtuar se duka dhe dukesha nuk e kanë vendosur ende nëse do e bëjnë publike lindjen e vajzës, tani që kanë hequr dorë nga titujt e tyre mbretërore.
“Është e paqartë nëse Meghan dhe Harry do të tregohen shumë privatë ose do ta bëjnë publike ardhjen në jetë të bebes. Tani ata nuk kanë pse të zbatojnë protokollin”-tha burimi.
Meghan dhe Harry zbuluan në intervistën me Oprah se ata po pesin një vajzë, e cila do vijë në jetë gjatë verës.