Meghan Markle donte të ishte Beyonce e Britanisë

Dukesha Meghan Markle vijon që të jetë në qendër të vëmëndjes, më shumë tani edhe pas funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II. Ish-punonjësi i familjes mbretërore ka zbuluar detaje rreth saj. Sipas tij, Meghan besonte se do të ishte “Beyonce e Britanisë së Madhe” kur të martohej me Princin Harry.

”Meghan mendoi se do të bëhej Beyoncé e Britanisë së Madhe. Të qenit pjesë e familjes mbretërore do t’i jepte asaj atë lavdërim. Ajo që zbuloi ishte se kishte kaq shumë rregulla që ishin aq qesharake sa që ajo nuk mund të bënte as gjërat që mund të bënte si një individ, gjë që është e vështirë”.

Ish-sekretari i shtypit i Mbretëreshës, Dickie Arbiter, tha se Meghan Markle do të vazhdojë të përfitojë nga ajo që “ka kapitalizuar deri më tani”.

SHKARKO APP