​Meghan Markle hyn në histori

Dukesha britanike Meghan Markle, ushtroi të drejtën e saj për të votuar në zgjedhjet presidenciale të SHBA. Sipas mediave amerikane, Meghan votoi disa ditë më parë me postë. Nëse kjo konfirmohet zyrtarisht, Meghan hyn në histori si pjesëtarja e parë e familjes mbretërore britanike që voton në zgjedhjet amerikane.

Ish-aktorja u lind në Los Anxhelos dhe pasi u martua me Princin Harry, ajo fitoi të drejtën për të marrë shtetësinë britanike, ndërsa djali i saj Archie ka shtetësi të dyfishtë, amerikane dhe britanike, dhe do të jetë në gjendje të votojë në zgjedhjet në të dy vendet.

Është një rregull i pashkruar që anëtarët e familjes mbretërore britanike nuk votojnë në zgjedhjet në Britaninë e Madhe dhe ata nuk lejohen të ndërhyjnë në politikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megan dhe Harry e thyen këtë rregull kur u larguan nga mbretëria në fillim të këtij viti. Aktorja u bëri thirrje vazhdimisht amerikanëve që të shkojnë në votime dhe ajo kurrë nuk e fshehu intolerancën e saj ndaj Donald Trump.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?