Meghan Markle, mënyra “brutale” si i dha fund martesës së parë
Jo më pak se 2 muaj nga martesa e aktores amerikane me princ Harry, një biografi e paautorizuar tregon mënyrën “brutale” sesi Markle i dha fund martesës së parë me producentin e Hollivudit, Trevor Engelson.
Data e dasmes së çiftit është me 19 maj dhe fotografitë e çiftit mbretëror të ardhshëm, kanë mbushur dyqanet e suvenive të Britanisë së Madhe. Megjthatë si në shum rrëfime lidhur me martesat e gjakut blu ka edhe nga ata që kanë gërmuar në të kaluaren e tyre për të zbuluar detaje të reja.
Në biografin e fundit (e paautorizuar, sigurisht) e bashkëshortes së ardhshme të princ Harry, shkruar nga Andrew Morton, zbulon se martesa e parë e Meghan me producentin e Hollivudit Trevor Engelson përfundoi papritmas pas vetëm dy vjetësh, dhe se ajo i kthej unazën ish-bashkëshorti të saj me postë.
Arsyet e divorcit nuk u bënë asnjëherë publike edhe pse miqtë e çiftit e dinin se kishin disa probleme. Vetëm mbas dy viteve martes Meghan i kthej Trevor unazën me anë të një poste. E gjithë kjo, megjithatë, nuk ndikoi në pasionin e Harry-it për Meghanin, i cili për ditën e kurorëzimet të dashurisë së tyre zgjodhi lulen e saj të preferuar për dekorimet, peonet, por edhe trëndafilat e bardha të kombinuara me gjethe që vinin nga kopshtet e Buckingham Palace dhe te Kështjellës Windsoretëresha Elizabeta II.
KOHA JONË SONDAZH

