Meghan Markle: Miqtë më thanë të mos martohesha me Princ Harry-n
Dukesha e Sussex ka thënë se miqtë e këshilluan që të mos martohej me Princin Harry për të shmangur presionin nga media.
Ish-aktorja rrëfeu se shoqëria i tha që: “Nuk duhet ta bësh këtë sepse mediat do të shkatërrojnë jetën.”
Në një dokumentar ITV, Meghan Markle pranoi se gjithashtu të bërit nënë ishte një “luftë” për shkak të interesit të madh nga gazetat.
“Kur e takova për herë të parë Harry-n, miqtë e mi ishin vërtet të lumtur sepse unë isha e lumtur,”-tha ajo. “Miqtë e mi britanikë më thanë: Jemi të sigurt se ai është i shkëlqyer por mos e bëj këtë sepse mediat britanike do ta shkatërrojnë jetën.”
Jeta e çifti ka qenë në qendër të medieve botërore që në momentin kur lidhja e tyre u bë publike.