Meghan Markle mund të kandidojë për presidente

Meghan Markle mund të kandidojë për presidente. Kështu ka bërë të ditur agjenti i Meghan Markle, Jonathan Shalit.

Ai e ka krahasuar Dukeshën me aktorin Ronald Reagan, i cili nga një aktor arriti të bëhej president dhe të jetonte në Shtëpinë e Bardhë.

Në një intreviste, Shalit ka treguar për pretendimin se Meghan Markle ka të drejtë të kandidojë për presidente, pasi ajo ka lindur në Amerikë dhe kjo nuk është diçka e pamundur.

Gjithashtu ai theksoi se asnjëherë Meghan nuk ka shprehur dëshirën e saj për të qenë presidente.

“Ajo ka lindur në Amerikë, ka gjithë të drejtën për të kandiduar për Presidente, Roland Reagan ishte një aktor, i cili përfundoi në Shtëpinë e Bardhë. Kurrë mos thuaj kurrë”, u shpreh Shalit.

Komentet e këtij të fundit vijnë pak ditë pasi çifti nënshkroi një marrëveshje gjigante me Netflix.

Marrëveshja mendohet të jetë me vlerë 150 milionë dollarë dhe vjen pas një viti pasi çifti u tërhoq nga rolet e tyre në Familjen Mbretërore dhe u zhvendosën në SHBA me djalin e tyre 1 vjeçar, Archie.

SHKARKO APP