Meghan Markle në SHBA, Princi Harry takohet me ish të dashurën
Është një situatë mjaft e sikletshme, kur dy ish të dashur takohen rastësisht diku. Gjërat bëhen akoma më të sikletshme kur je personazh i njohur publik.
Aq më tepër kur je princ. Harry përpara se të fejohej me Meghan Markle, sigurisht që ka pasur edhe lidhje të tjera dashurie. E fundit përpara Meghan, ka qenë me Cressida Bonas.
Princi Harry dhe Cressida rastësisht nuk janë takuar me njëri-tjetrin, por kanë qenë të dy në të njëjtin vend. Dyshja kanë qenë në të njëjtën kishë, por nuk i kanë folur njëri-tjetrit.
Nga ana tjetër, Meghan ndodhej në SHBA për të takuar prindërit e saj. Në kishë ku janë parë Princi dhe ish e dashura e tij, ndodheshin edhe Dukesha Kate së bashku me nënën dhe motrën e saj.