Meghan Markle nuk do të bëjë një “baby shower”, shkak tensionet në botë

Nisur nga situata mes Izraelit dhe Palestinës, por edhe të tensioneve të tjera, apo dhe Covid-19, janë disa nga arsyet pse Meghan Markle nuk do të bëjë një ”babay shower” për shtatzëninë e saj të dytë. Sipas US Weekly, dukesha e Sussex nuk mendon se ky është momenti i duhur për një festë sepse ka shumë grindje dhe tensione dhe në botë.

“Ajo dhe Harry kanë qenë aq të përfshirë me çështje humanitare, dhe të ndiejnë se koha dhe burimet e tyre mund të përdoren për një qëllim më të mirë. Sipas të njëjtave burime, 39-vjeçarja ka mbështetjen e miqve dhe të afërmve në këtë vendim.

Kujtojmë se për ardhjen në jetë të djalit të parë Archie, dukesha organizoi një baby shower në New York, me të ftuar si Amal Clooney dhe Serena Williams.

SHKARKO APP