Meghan Markle, presidente e SHBA?
Meghan Markle mund të mos jetë duke përdorur më titullin e saj, por e ardhmja mund të ketë rezervuar një titull tjeter për të, si “Madam President”, për shembull.
Sipas Jonathan Shalit, një agjenti të famshëm, që mesa duket njeh Megan, dukesha e Sussex mund të kandidojë *potencialisht* dhe të hyjë në fushën e politikës, në Shtetet e Bashukuara.
“Ajo është e lindur në Amerikë, ajo ka çdo të drejtë të kandidojë për presidente. Kurrë mos thuaj kurrë”, tha ai. “Perceptimi i çiftit (Meghan & Harry) në Amerikë është i ndryshëm nga perceptimi i tyre në Britaninë e Bashkuar. Atje ka një marrëdhënie dashuri-urrejtje ndaj tyre, por këtu është ndryshe.”
Sa i përket shanseve të saj për të fituar një prej zgjedhjeve elektorale, Shalit ishte paksa i paqartë, por ai iu referua historikut problematik të elektoratit amerikan me kandidatet gra me arritje të larta.
“Unë mendoj se Meghan është shumë ambicioze, por në këtë vend, ky tipar ndonjëherë konsiderohet si një tipar i pakëndshëm i karakterit”, u shpreh ai.
“Megjithatë ajo tashmë ka arritur shumë.”
Mediat duken të lumtur nga ky fakt, për shembull, Marie Claire shkruan:
“Ajo do ta kishte votën tonë!”
Të enjten në mbrëmje, Meghan përgëzoi mikeshën e saj, Michelle Obama dhe inkurajoi pjesëmarrjen politike të grave, si dhe foli për shtypjen dhe vjedhjen e votave, veçanërisht të grave me ngjyrë:
“Sot, ne jemi duke parë kaq shumë gra në komunitete të ndryshme, të cilat po luftojnë ende që t’u njihet vërtet e drejta e votës.”
Ajo shtoi se është “e mobilizuar dhe e energjizuar për të parë ndryshimin, për të cilin të gjithë kanë nevojë dhe meritojnë”.
Meghan gjithashtu gëzon miqësi me Hillary Clinton, por nga ana tjetër, ajo është edhe anti-Trump, një arsye më shumë për të besuar se politika është në planet e saj të afërta dhe afatgjata.
Burimi: Vogue, Marie Claire