Meghan Markle zgjodhi Spanjën për festën e 38-vjetorit të lindjes
Pak kohë më parë dukesha Meghan Markle ka festuar 38-vjetorin e lindjes. Sipas mediave të huaja ajo ka zgjedhur Ibizën në Spanjë për të festuar së bashku me familjen ditën e saj të lindjes.
Mësohet se familja mbretërore është nisur në udhëtim më 6 gusht, dy ditë pas ditëlindjes së saj dhe më pas në pak ditë janë rikthyer në Angli.
Ata kanë udhëtuar me avion privat si kanë qëndruar në një vilë të veçuar larg syve të njerëzve. Familja ka udhëtuar gjithashtu nën shoqërimin e një skuadre sigurie si dhe kanë punësuar 5 eskorta që njihnin vendin ku ata po pushonin.
Bashkë më Princ Harryn dhe dukeshën Meghan Markle ka qenë edhe i vogli i tyre Archie.