Meghan tregon për abortin: Teksa shtrëngoja fëmijën e parë, humba të dytin
Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle, ka zbulur se ka përjetuar abort spontan në korrik. ”Unë e dija, teksa shtrëngoja fëmijën e parë, se po humbja të dytin”,-u shpreh Meghan për gazetën ”New York Times”. “Pashë zemrën e burrit tim të copëtohej, teksa përpiqej të mbante copat e zemrës sime të thyer”,-thotë ajo.
Meghan është anëtarja e dytë e familjes mbretërore që flet për një abort spontan. Në vitin 2018, mbesa e mbretëreshës, Zara Tindall, foli për vuajtjet e dy aborteve para se të kishte fëmijën e saj të dytë.
”Unë u ula në dysheme me Archie-n në krahë, duke dëgjuar një ninullë për të na qetësuar të dyve, por melodia e gëzuar ishte një kontrast i fortë me ndjesinë time se diçka nuk ishte në rregull. Disa orë më vonë, u shtriva në një shtrat spitali, duke mbajtur dorën e bashkëshortit tim. Ndjeva butësinë e pëllëmbës së tij, i puthja dorën e lagur nga lotët tanë. Duke parë muret e bardha e të ftohta, sytë më shkëlqyen. U përpoqa të imagjinoja se si do të shërohesha”,-thotë më tej.