“Meghxit” i prish ditëlindjen dukeshës Kate, shfaqet e ngrysur para paparacëve

Kate Middleton duket se nuk ishte në humor të mirë për të festuar ditëlindjen e shkaktar për këtë është vendimi i Princit Harry dhe Meghan për tu tërhequr nga familja mbretërore.

Dukesha e Cambridge u shfaq e zymtë dhe e ngrysur në makinën e saj rrugës për në pallatin Kensington.

Princi Harry dhe Meghan, njoftuan tërheqjen e tyre nga roli i lartë mbretëror ditën e djeshme (8 janar) dhe ndarjen e kohës midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Amerikës së Veriut.

Në një deklaratë të shpërndarë nga Pallati Buckingham, çifti tha se “synon të formësojë një rol të ri brenda këtij institucioni.”

Gjithashtu çifti tha se do të punojnë për t’u bërë më të pavarur financiarisht.

Kate Middleton

SHKARKO APP