Mel B varësi ndaj alkoolit dhe seksit

Personazhet vip, kanë probleme më madhore se njerëzit pa famë. Rasti më i fundit është ai i Mel B, e cila po hyn në një qendër rehabilitimi për varësinë ndaj alkoolit dhe seksit. Në një intervistë për “The Sun”, ish-ylli i Spice Girls, tha se vendimi erdhi pas 6 muajsh tepër të vështirë, periudhë gjatë të cilës ajo po shkruante një autobiografi.

“Ka qenë traumatike përjetimi i një marrëdhënie emocionalisht abuzive dhe përballja me gjëra aq të mëdha në jetën time”,-është shprehur këngëtarja. Mel B, emri i vërtetë i së cilës është Melanie Brown, tha se ishte diagnostikuar me çrregullime të stresit post-traumatik.

Këngëtarja rrëfeu se përdoi alkoolin për të qetësuar dhimbjen nga ndarja nga bashkëshorti Stephen Belafonte. Brown u martua me producentin e filmave Stephan Belafonte nga viti 2007 deri në 2017. Pas ndarjes Mel B mori një urdhër kufizimi të përkohshëm kundër tij dhe akuzoi Stephan për abuzime fizike, verbale dhe psikologjike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çifti ka edhe një fëmijë. Ndërsa këngëtarja tha se po hynte në rehabilitim për t’u bërë një version më i mirë i vetes për fëmijët e saj, për familjen dhe për të gjithë njerëzit që e kanë përkrahur në jetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?