Melania dhe Ivanka në galanë e Vitit të Ri (FOTO)
Melania Trump dhe Ivanka Trump zgjodhën fustane plot shkëlqim për darkën e Vitit të Ri që u mbajt në resortin e famshëm të Donald Trump-it në Mar-a-Lago.
Zonja e parë dhe vajza e presidentit u shfaqën me familjet e tyre, si dy zonjat mikpritëse të mbrëmjes gala, duke u shfaqur me dy fustane të stolisur me gurë dhe temina.
Melania kishte zgjedhur një fustan ngjyrë rozë të shtëpisë luksoze britanike të modës, ERDEM. Fustani kushton 5,500 dollarë. Ajo qëndroi pranë bashkëshortit dhe djalit të tyre 11 vjeçar Barron.
Kurse fustani i Ivankas, në ngjyrë të errët të zezë me gurë blu, ishte i dizenjatorit David Koma. Ajo mbërriti në gala e shoqëruar nga bashkëshorti Erik dhe dy fëmijët. Ivanka guxoi duke nxjerrë belin dhe me prerjen e lartë që linte të dukej këmbën e majtë.