Melania lë Shtëpinë e Bardhë… dhe divorcohet nga Trump?

Trump ka mbetur vetëm. Edhe bashkëshortja Melania pasi ka bërë presion të vazhdueshëm që bashkëshorti të pranonte publikisht humbjen e zgjedhjeve, ka filluar të përgatisë valixhet. Ajo do të lejë Shtëpinë e Bardhë për të kthyer në apartamentin luksoz të Trump Tower, por duket se ajo po kërkon të lerë edhe manjatin pas 16 viteve martesë.

Sipas të mirë informuarve Melania duket se ka gati letrat për divorc dhe po numëron minutat për të qenë e lirë. Pas fitores së Biden ajo pret vetëm daljen nga skena të Donald, për ta braktisur bashkëshortin e saj 26 vite më të madh.

Ish asistentja e presidentit amerikan Omarosa Maigault Newman, autore e librit “Unhinged” është e bindur: ‘Nëse Melania do të largohej teksa ai ishte në detyrë, ai do të gjente një mënyrë për ta dënuar atë’, por znj Trump gjithmonë ka nënvizuar se ka një marrëdhënie të mirë me Donald, pavarësisht se të dy flenë gjithmonë në dhoma të ndara dhe pavarësisht faktit se ajo ka një qëndrim të ftohtë në lidhje me të në publik. Ai gjithmonë ka deklaruar se me bashkëshorten nuk zihet kurrë.

Sipas zërave përpara se të transferohej në Shtëpinë e Bardhë nga New York, Melania ka bërë një marrëveshje post martesore, që i garanton djalit Barron një pjesë të perandorisë Trump në rast të ndarjes mes dy bashkëshortëve.

SHKARKO APP