Melania Trump, shoqëri të re me Pamela Andersonin

Melania Trump, 47 vjeç është mësuar me disa gjëra të bukura në jetës e saj, përfshi edhe peliçet e lëkurës, por duket se një miqësi e re me Pamela Anderson ka ndryshuar gjithçka. Zonja e Parë ka marrë një pako nga ylli 49-vjeçar i Hollivudit, një peliçe të zezë me lëkurë qingji. Mendohet se Melania e ka marrë pakon në shkurt, por për inaugurimin e bashkëshortit zgjodhi një veshje të Ralph Lauren. Zonja e parë nuk harroi t’i dërgonte një letër falenderimi aktores për dhuratën e saj. Ka qenë vetë Pam që ka postuar në Twitter letrën që i ka ardhur nga Zonja e Parë. “E dashur Pamela, e vlerësoj shumë pakon e peliçes së bukur nga Only Me. Të jam mirënjohëse për mbështetjet dhe fjalët inkurajuese; janë shumë të mira. Së bashku ne mund të fuqizojmë shkumë gra që të ngrihen në besimet e tyre. Faleminderit per vëmendjen dhe dhuratën tëndë. Zoti të bekoftë ty dhe familjen tënde”, shkruhet në letër. Pamela i është përgjigjur letrës në Twitter: “E dashur Melania, faleminderit për letrën tënde të ëmbël. Është emocionuese të shohësh se si e menaxhon pozicionin tënd me një bukuri dhe hir të tillë. Pamela”. Fansat mendojnë se mes dy zonjave po lind një miqësi e re.

SHKARKO APP