Melania Trump trazon rrjetin në ditën e zgjedhjeve

Ajo do të jetë Zonja e Parë e SHBA-së për herë të dytë. Melania Trump shkaktoi një rrëmujë të vërtetë ditën e zgjedhjeve, pasi shumë njerëz filluan të aludojnë rreth pamjes së saj. Melania ka qenë shpeshherë në qendër të teorive të çuditshme konspirative për pamjen e saj, por interneti duket se është më i bindur se kurrë këtë herë.

Njerëzit krahasuan fotografi të saj nga dita e zgjedhjeve me dalje të mëparshme publike për të bërë dallimet mes tyre, duke këmbëngulur që gruaja pranë Donald-it nuk ishte Melania e vërtetë. Ata përmendën ndryshime të dukshme në fytyrë, përfshirë mollëzat më të larta dhe mungesën e vijave të buzëqeshjes pranë gojës.

Edhe pse ish-modelja ka mohuar ndërhyrjet plastike në të kaluarën, ekspertët janë të bindur që ajo ka bërë injeksione për mbushjen e mollëzave, botoks në disa zona, një ndërhyrje në hundë dhe një lifting të fytyrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Teoritë që Melania Trump përdor një sozi janë shfaqur që nga viti 2017 dhe interneti u bind sërish se gruaja që e shoqëroi Trump-in këtë herë nuk ishte bashkëshortja e tij. Një përdorues në X, shkroi: “Dua të them që kjo nuk është Melania. Nuk ka teori konspirative, është thjesht e dukshme që nuk është Melania”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?