Melania u largua me veshje 100 mijë dollarëshe

Harrojeni Melania Trumpin e trishtuar dhe me vështrimin e akullt. Kur mbërriti katër vjet më parë në Shtëpinë e Bardhë, dukej sikur ishte “harruar” nga bashkëshorti teksa ngjiste shkallët për të përshëndetur Obamën.

Atë vend Melania e la duke buzëqeshur. E veshur kokë e këmbë me te zeza, ish-Zonja e Parë u largua nga skena me një veshje që mund t`i ngjasonte vërtet asaj të një funerali, por ishte tejet e kushtueshme. Kombinimi shik, i stilit francez, bëri që të gjithë të kthenin kokat: zonja Trump mbante Chanel, Christian Loubutin dhe Hermes.

E gjithë veshja, kostumi, canta dhe aksesorët llogariten së bashku në 100 mijë dollarë. Silueta perfekte e Melanias ia shtoi edhe më shumë hijeshinë kombinimit ndërsa largimin e saj, e bëri vërtet dinjitoz.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?