Melanie Trump, sfilatë diplomatike në Azi

Donald dhe Melanie Trump kanë nisur një tur 12 ditor në Azi. Fillimisht ata kanë vizituar Japoninë, e më pas Korenë Jugore dhe Kinën, ndërsa pritet të vizitojnë edhe Vietnamin dhe Filipinet. Donlad Trump mund të kritikohet kur është fjala te politika, por kur është fjala të diplomacia e modes që bën Melanie, askush nuk mund të nxjerrë një zë. Zonja e Parë e SHBA-së ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në këtë tur diplomatik. Ajo zgjodhi të përshtatej me veshjet tradicionale aziatike. Melanie kishte zgjedhur funde apo fustane të thjeshta, elegante që përcillnin qetësi dhe stil unik.

 

SHKARKO APP