Melinda akuzon Taynën dhe Dafinën se kopjuan Drake

Sot, do të diskutojmë rindezjen e konfliktit mes Taynës dhe Melinda Ademit. Saga është e gjatë dhe e koklavitur.  Dje, Melinda Ademi publikoi një video të vetën teksa dëgjonte “Mob Ties” të Drake. Në një moment, Melinda qesh ironikisht dhe thua me vete “si e dëgjuar kjo…”

E keni dëgjuar te pjesa e dytë e “Bye Bye” nga Tayna dhe Dafina dhe videoja e Melindës është mënyra jo dhe aq e tërthortë për t’i thënë botës se kënga s’është origjinale. Të paktën jo plotësisht.

Ka dy mundësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Taynës dhe Dafinës mund t’i mbetur diku në subkoshiencë rima dhe ritmi i “Mob Ties” dhe e kanë prezantuar si ide origjinale në “Bye Bye”, diçka që ndodh shpesh në fusha kreative, ku pasi dëgjon ose sheh diçka shpesh, truri e harron dhe e rikujton por pa i atribuar kredit burimit origjinal. Si rrjedhim, mendojmë se është ide e jona, frymëzim që buron vetiu (Cryptomnesia).

Swiss Digital Mobile Reklama

Ose, kemi të bëjmë me rastin e “Slob On My Knob” dhe “Plain Jane.” Kënga e parë, nga Three Six Mafia është ikonike dhe mbahet mend veçanërisht për flow-in që ka. Duhet ta keni parasysh. Të njëjtin flow dhe konstrukt rime përdor dhe A$AP Ferg në “Plain Jane” me vetëdije të plotë se është një tribut i “Slob On My Knob.” Madje, kur Juicy J përdori të njëjtin flow në “No Limits,” të gjithë e akuzuan për kopjim, pa ditur se ai vetë ka qenë pjesë e Three Six Mafia. Ideja është që “Bye Bye” mund të jetë tribut i “Mob Ties” por kemi përshtypjen se do ta marrim vesh së shpejti. /Anabel/

Tayna X Dafina Zeqiri - Bye Bye

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?