“Mendova se do të vdisja”, i ati i Rihanna-s shërohet nga COVID-19, ja çfarë bëri këngëtarja për ta ndihmuar

Babai i Rihanna-s, Ronald Fenty, u diagnostikua me koronavirus, por falë ndihmës së të bijës dhe mjekëve, është shëndoshë e mirë.
Gjendja e tij u përkeqësua deri në atë pikë sa Fenty mendoi se do të humbte jetën, megjithatë vajza e tij i ka ardhur në ndihmë, duke i dhuruar të atit një ventilator enkas për të.

Kështu, Ronald Fenty 66 vjeç e mposhti virusin. Pasi u mbajt dy javë në qendrën e izolimit në Paragon, i ati i këngëtares rezultoi negativ në testin e fundit. Ai është falenderues ndaj Rihanna-s, e cila është kujdesur shumë për të gjatë këtyre kohëve të vështira.

“Mendova se do të vdisja për të qenë i sinqertë, më duhet ta them, të dua shumë”- i drejtohet Ronald të bijës,- “Ajo bëri shumë për mua, më kontrollonte çdo ditë. E vlerësoj për gjithçka që ka bërë.”- është shprehur ai.

Pas dy javëve izolim në Paragon Isolation Center, Fenty u shërua nga virusi. Tani ndodhet në shtëpinë e ti në St. James.
Qëndroni në shtëpi. Situata është serioze,” tha ai.

Rihanna ka dhuruar 5 milionë dollarë për fondacionin e saj Clara Lionel Foundation. Bashkë me Jay-Z, dhuruan nga një milion secili për të prekurit në Los Angeles dhe Nee York. Këngëtarja dhe CEO i Twitter, Jack Dorsey, po bashkëpunojnë për të ndihmuar viktimat e dhunës në familje që mund të gjenden në rrethana të vështira gjatë pandemisë.

SHKARKO APP