Mercedes apo BMW? Reperi nuk di cilën të zgjedhë
Reperi i njohur shqiptar, 2TON ka publikuar projektin e ri muzikor ‘Mercedes-BMW’, dedikuar markave të makinave luksoze.
Ndryshe nga këngët e tjera ku këngët i kushtohen femrave, këtë herë artisti ka ardhur në një version tjetër.
Në klip shfaqet me makinat e njohura, ku vihet në dyshim për blerjen që duhet të bëjë.
Kjo këngë, ku 2TON e ka punuar vetë tekstin dhe muzikës ka marrë menjëherë pëlqimin e publikut.
Ky ka qenë një vit tepër i suksesshëm për të pasi ka publikuar 4 projekte muzikore, që kanë rezultuar tepër të pëlqyera.