Meriton Mjekiqi bëri aksident? Ilnisa Agolli: Na kanë shkaktuar shqetësime të konsiderueshme
Meriton Mjekiqi ka pësuar një aksident automobilistik në autostradën e Prishtinës. Partnerja e tij, Ilnisa Agolli ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se lajmi i publikuar ka shkaktuar shqetësime të mëdha. “Kohët e fundit, një lajm i pavërtetë është përhapur në disa media, duke shkaktuar shqetësime të konsiderueshme. Ky veprim jo vetëm që është në kundërshtim me parimet e etikës së gazetarisë dhe kërkesat për objektivitet, por edhe shkel ligjet në fuqi, të cilat synojnë mbrojtjen e qytetarëve nga dezinformatat”, shkruan ajo.