Meriton Mjekiqi është aksidentuar? Milaim Zeka: Ishim në të njëjtën veturë

Meriton Mjekiqi është përfshirë në një aksident të rëndë me makinë? Lajmi u përhap me shpejtësi. Ish-deputeti dhe gazetari Milaim Zeka përmes një videoje të publikuar në Facebook, tregon se ai dhe Mjekiqi kanë qenë së bashku në të njëjtën makinë gjatë aksidentit. Në mesazhin e tij, Zeka siguroi ndjekësit se të dy janë me shëndet të mirë. “Për ju që jeni shqetësuar shumë për punën e aksidentit të Meriton Mjekiqit. Unë dhe Meritoni kemi qenë në të njëjtën makinë. Meritoni është me shëndet tepër mirë, dhe unë qysh po më shihni”, tha Zeka në videon e publikuar.

 

SHKARKO APP